Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush ka shfaqur frustrimin e tij me aleatët që kundërshtojnë përdorimin e forcës kundër Irakut, duke thënë se presidentit Saddam Hussein i është dhënë kohë me bollëk që të çarmatoset nga armët e tij për zhdukje në masë.
“Duket se do të jetë rishfaqje e një filmi të keq. Ai po zvarritet, ai po mashtronë, ai po kërkonë kohë. Ai po luan mbyllasyzas me inspektorët. Një gjë është e qartë, ai nuk po çarmatoset”, ka thënë presidenti George Bush duke folur me reporterë në Shtëpinë e Bardhë.
Bush i është përgjigjur sugjerimeve nga aleatë, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, se ata do të kërkonin të pengojnë Këshillin e Sigurimit që të kalojë rezolutë lufte me Irakun.
Bush ka thënë se ai do t,i prijë “koalicionit të atyre që kanë vullnet” për ta çarmatosur Irakun, po të jetë e domosdoshme, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij thonë se Bush është i gatshëm të veprojë kështu edhe pa Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG