Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri Britanik, Tony Blair tha në Parlament se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet t,i japë asnjë shenjë presidentit irakian se ka ndonjë shtegdalje tjetër nga kriza e tashme, përveç se të çarmatoset nga armët e tij të dyshuara për zhdukje në masë.
Blair tha se Britania rezervonë të drejtën të sulmojë me Shtetet e Bashkuara nëse anëtarë të Këshillit të Sigurimit vënë veto në rezolutë të dytë që do të autorizonte sulm ushtarak kundër Irakut.
“E mbajë mendë nga koha e Kosovës, se kishte shumë zëra që çoheshin e thoshin të mosë shkohej asajë rruge sepse do të ishte shkatërruese për Ballkanin po ta bënim ate. Bile kishte edhe njerës, ndonëse ishte rasti më i qartë që mundë të ketë, që thanë se aksioni ushtarak në Afganistan do të ishte gabim”, ka reagur Blair ndaj atyre që u frigoheshin aksioneve ushtarake të së kaluarës, të cilat më vonë u dëshmuan se patën rezultate pozitive.
XS
SM
MD
LG