Ndërlidhjet

SHKUP


Disa qindra ish-policë maqedonas nga njësiti i “Luanëve”, të armatosur dhe me kamionë kanë blokuar magjistralen Shkup-Kosovë, duke kërkuar tu paguhen rrogat dhe të zgjidhet statusi i tyre i ardhshëm.
Ata kanë nxjerrë armët e fshehura në kamionë të gatshëm të konfrontohen me forcat qeveritare policore, të cilat shkuan për të hequr bllokadën e magjistrales.
Zyrtarët e Shkupit thanë se situata është e tensionuar, kurse ish policët bënë të ditur se nuk do të heqin bllokadën deri sa të takohen me presidentin Boris Trajkovski.
XS
SM
MD
LG