Ndërlidhjet

MOSKË


Ndihmës sekretari i jashtëm amerikan, Richard Armitage, arriti në Moskë për bisedime me zyrtarët rusë lidhur me masat anti-terroriste, në të cilat pritet të diskutojë me mikëpritësit Çeçeninë, Afganistanin dhe marrëdhëniet Indi-Pakistan, por situata në Irak do të jetë tema kryesore.
“E para gjë që do të bëj është të konsultohem, në fakt, me ndihmës ministrin e jashtëm, Vacheslav Trubnikov, t’i sqaroj mendimet tona dhe të shoh se çfarë sheh pala ruse si hap të ardhshëm të arsyeshëm kundrejt Irakut”, deklaroi Armitage me të mbërritur në Moskë.
XS
SM
MD
LG