Ndërlidhjet

SHKUP


Rreh 500 ish-policë maqedonas nga njësiti i “Luanëve”, të armatosur dhe me kamionë kanë blokuar magjistralen Shkup-Kosovë tek Stankovci që të protestojnë vendimin e qeverisë për shpërbërjen e njësitit dhe largimin e shumicës së anëtarëve të saj.
Ata nxorrën armët e fshehura në kamionë të gatshëm të konfrontohen me forcat qeveritare policore, të cilat shkuan për të hequr bllokadën e magjistrales.
Zëdhënësi i protestuesve, Toni Mihajllovski tha se blokada e magjistrales do të mbetet deri sa presidenti dhe kryeministri i Maqedonisë të dakordohen të bisedojnë për ardhmërinë e njësitit të Luanëve.
XS
SM
MD
LG