Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti George Bush u ka tërhequr vërejtjen gjeneralëve të Irakut kundër përdorimit të armëve për zhdukje në masë në një luftë me forcat e prira nga Shtetet e Bashkuara.
“Poqese ndonjë oficer apo ushtar irakian merrë urdhër nga Saddam Hussein apo i biri, ose nga cilido vrasës që zë pozita të larta në qeverinë e tyre, këshilla ime është, mos e ndiqni ate urdhër, sepse po të zgjidhni ta bëni këte, krur Iraku do të çlirohet, ju do të ngarkoheni, gjykoheni dhe dënoheni si kriminelë lufte”, ka thënë George Bush.
Ai ka theksuar se do të ketë pasoja serioze për Saddamin poqese Shtetet e Bashkuara shkojnë në luftë për çarmatosjen e vendit të tij.
George Bush ka thënë se do të preferonte që paqësishtë të spastronte Irakun nga armët vrastare, por ka shtuar se është i përgatitur të shkojë në luftë për ta bërë këte.
XS
SM
MD
LG