Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson thotë se në mesin e aleatëve ka mospajtime vetëm lidhur me kohën – e jo për substancën e ofrimit të mbështetjes për luftën e mundshme kundër Irakut të prirë nga Shtetet e Bashkuara, por ka shfaqur besimin se dallimet do të tejkalohen.
Diplomatë kanë thënë se ambasadorët e NATO-s në takimin e djeshëm në Bruksel nuk kanë mundur të pajtohen për fillimin e përgatitjes së masave për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në luftën e mundshme pasi Franca dhe Gjermania thanë se nuk është koha e duhur për fillimin e planifikimeve ushtarake.
Shtetet e Bashkuara kërkuan formalisht nga NATO javën e kaluar që të studiojë opsionet se si mund të ndihmonte në mënyrë indirekte në një luftë kundër Irakut.
XS
SM
MD
LG