Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara shpresojnë “për më të mirën” dhe janë të përcaktuara të shohin që Iraku “të çarmatoset paqësisht”, por ka thënë se janë të përgatitura edhe “për më të keqen”.
“Ajo që jemi të përcaktuar të shohim të ndodhë është që Iraku të çarmatoset paqësisht, por nëse kjo tergohet e pamundur, atëherë do të bëhet me përdorimin e forcës. Mendojë se të gjitha vendet e botës dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit duhet të presin e të shohin se çka do të na thonë inspektorët ditën e hënë, dhe këte po e presin edhe Shtetet e Bashkuar”, ka thënë Powell.
Ai ka thënë më tej se “ka disa vende të cilat thjeshtë duan t’i ikin këtij problemi, duke pretenduar se nuk egziston fare”.
XS
SM
MD
LG