Ndërlidhjet

SARAJEVË


Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të mbështesin përpjekjet për arrestimin dhe gjykimin e liderit të sebëve të Bosnjës nga koha e luftës, Radovan Karaxhiq, ka deklaruar në Sarajevë i dërguari amerikan për çështje të krimeve të luftës, Pierre-Richard Prosper pas bisedimeve me zyrtarin më të lartë ndërkombëtar, Paddy Ashdown.
Prosper tha se Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare janë duke përgatitur aksion të koordinuar për të nxjerrë Karaxhiqin në bakën e gjykimit para Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për krime lufte në Hagë.
Ashdown ka thënë se ai dhe zyrtarët tjerë ndërkombëtar do të ndërmarrin aksion kundër “mekanizmave dhe strukturave që e mbështesin Radovan Karaxhiqin”.
XS
SM
MD
LG