Ndërlidhjet

DAVOS


Sekretari amerikan i Drejtësisë, John Ashcroft dhe kryeministri i Malajzisë, Mahathir bin Mohammed kanë polemizuar lidhur me strategjinë kundër terrorizmit gjatë një seance diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës.
Ashcroft ka thënë se sulmet terrorite të 11 shtatorit i detyruan Shtetet e Bashkuara që të ndryshojnë strategjinë anti-terror nga përndjekja në parandalim.
“Informata është miku më i mirë i parandalimit, dhe ne kemi zhvendosur prioritetin tonë nga përndjekja në parandalim”, ka thënë zyrtari i lartë amerikan.
Mahathir kritikoi administratën e presidentit George Bush se ka vënë në shënjestër Irakun. Ai tha se beteja kundër terrorizmit duhet të shohë shkaqet dhe “jo të ndërmerren aksione që krijojnë më shumë zemërim”.
XS
SM
MD
LG