Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Forcat izraelite vranë dy palestinezë dhe ndërmorën sulm nga helikopterë në Qytetin e Gazës pasi militantë palestinezë vranë nga prita tre ushtarë izraelitë afër Hebronit, kurse përgjegjësinë e mori Hamasi.
Nga sulmet raketore izraelite u shkatërrua një uzinë metali dhe disa shtëpi në kampin e refugjatëve palestinezë, Rafah.
Më vonë, pesë raketa u shkrepën nga Gaza kundër qytetit izraelit Sderot. Hamasi tha se hodhi raketat kundër qytetit izraelit në shenjë hakmarrjeje ndaj operacioneve izraelite të natës.
XS
SM
MD
LG