Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Grupi i njohur ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, Amnesty International sot kritikoi rreptë Maqedoninë për torturimin e të arrestuarve nga ana e policisë, veçanërisht të pjesëtarëve të minoriteteve.
Në komunikatën dhënë Associated Press, Amnesty International thotë se keqtrajtimet nga ana e oficerëve të policisë në Maqedoni po vazhdojnë, megjithë kërkesat ndërkombëtare që ato të ndërpriten.
Grupi shton se incidentet që ndërlikojnë brutalitetin policor “kanë në vete motivim të hapur etnik apo racial” dhe kërkon nga qeveria e Shkupit që të shqyrtojë urgjentisht çështjen.
“Autoritetet e Maqedonisë duhet t’u dërgojnë sinjal të qartë forcave të tyre policore se tortura, keqtrajtimi dhe trajtimi diskriminues i të arrestuarve nuk do të tolerohen”, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG