Ndërlidhjet

logo-print

DAVOS – ZVICËR


Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, i cili po merr pjesë në takimin e Davosit të organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror, është takuar me kryeministrin turk Abdullah Gul dhe Taip Erdogan, kreun e partisë turke në pushtet.
Turqia nuk është shprehur ende lidhur me përdorimin e bazave ushtarake nga ana e Uashingtonit në rast të një lufte në Irak.
Ndërkaq sekretari amerikan i shtetit ka sqaruar:
“Nuk është koha për bashkësinë ndërkombëtare e për Kombet e Bashkuara që të tërhiqen nga përgjegjësitë e marra nga rezoluta 14-41 për carmatimin e Irakut. Ky është mesazhi që do të japë”, tha Pauell.
Ndërkaq mësohet se Australia dhe Spanja, të cilat shihen si aleatë të Uashingtonit në krizën irakene, kanë këkruar t’u jepet më shumë kohë inspektorëve.
XS
SM
MD
LG