Ndërlidhjet

INGRAO:"PAVARËSISHT PRIORITETEVE TJERA, SHBA-të NUK BRAKTISIN KOSOVËN"


Charles INGRAO, analist dhe profesor universitar në SHBA


Radio Evropa e Lirë
Shqiptarët e Kosovës insistojnë për pavarësinë, ndërsa duket se në realizimin e kësaj kërkeës pengesë paraqitet edhe çështja e të drejtave të pakicave?

Charles INGRAO
Gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë nuk mund të vështrohet jasht kontekstit rajonal dhe më gjërë. Në këtë sferë gjithnjë zbatohen standarde univerzale. Rrjedhimisht, qëndrimi i shumicës shqiptare ndaj pakicës serbe në Kosovë, mund të vështrohet vetëm në kontekstin e përgjithshëm. Gjithnjë përderisa në këtë sferë kosovarët nuk do të jenë në gjendje të vëjnë rend në shtëpinë e tyre, pra të forcojnë pushtetin e të drejtës dhe të sigurojnë mbrojtje për serbët, por edhe për ata që dëshirojnë të këthehen, nuk shoh asnjë arsye që bashkësia ndërkombëtare të mbështet çfardo ngutie në përmbushjen e kërkesave të shqiptarëve. Shqiptarët duhet të dëshmojnë se janë të aftë të vendosin paqjen dhe stabilitetin. Kjo deri më tash nuk ka ndodhur.
Sa u përket serbëve, mendoj se interesat e tyre artikulohen përmes dy opcioneve. E para, ka të bëj me coptimin e Kosovës, përkatësisht kantonizimin e Kosovës që do t'u sillte Mitrovicën dhe disa rajone tjera. Bashkësia ndërkombëtare nuk ka ndërmend të mbështet këtë opcion. Por, është e mundur që faktorët ndërkombëtarë të bëhen më të afërt me këtë ide brenda disa vitesh, nëse shumica shqiptare dëshmohet e pa-aftë për të siguruar këthimin e serbëve.
Opcioni i dytë parasheh mundësinë e njohjes së pavarrësisë së plotë të Kosovës, por e sheh Republikën Serbe si një formë kompenzimi për Serbinë. Kam qenë i tmerruar me gjërësinë e mbështetjes që kjo, kisha për të thënë histeri, ka në mediumet e Beogradit. Por, megjithë përpjekjet e mëdha që në Serbi bëhen në mbështetje të kësaj ideje, nuk shoh asnjë dëshmi që realizimin e kësaj ideje do ta bënte të mundshme.

Radio Evropa e Lirë
Prej nga ndërlidhja ndërmjet pavarrësisë së Kosovës dhe orekseve të Serbisë për të aneksuar gati gjysmën e Bosnjës?

Charles INGRAO
Kemi të bëjmë me reflekse të mentaliteteve që ishin karakteristike për Evropën e Mesme dhe Lindore në fund të shekullit 19 dhe 20. Grupet etnike atëbotë përcaktonin kufinjët e kombit dhe kështu bëheshin këmbime teritoriale. Pra, heqni dorë nga diçka në një vend, ndërsa si kompenzim merrni diç tjetër diku tjetër. Perendimi ka hedhur posht qëndrimin sipas të cilit etniciteti përcakton shtetin. Evropa sot lëviz drejt krijimit të shtetit të madh multietnik. Serbët në Beograd duhet ta kuptojnë se bashkësia ndërkombëtare nuk përcakton legjitimitetin mbi bazat e etnicitetit.

Radio Evropa e Lirë
Si i komentoni kërkesat gjithnjë e më të shpeshta të qeverisë në Beograd dhe kryeministrit Gjingjiq për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për kufinjët në Ballkan?

Charles INGRAO
Mendoj se ato shërbejnë për konsumim të brendshëm. Koshtunica gjithnjë ka arritur të siguroj mbështetje shumë më të gjërë të nacionalistëve në Serbi. Në këtë plan Gjingjiqi vështirë mund ta mposht, por duke nisur rrëfimin për Kosovën dhe kufinjët ai provon fatin. Për Gjingjiqin nuk është e rëndësishme se si do të tinglloj ky rrëfim jashtë Serbisë dhe çfarë reagimi do të nxisë. Ai kryesisht u drejtohet nacionalistëve serbë nga mbështetja e të cilëve varret fituesi i zgjedhjeve të ardhshme. Gjingjiq synon të bind këta njerëz se edhe ai dëshiron të bëj diç që ata e synojnë – të bëj Serbinë e Madhe, përkatësisht më të madhe se tash dhe këtë përmes bashkimit të Republikës Serbe. Nuk e dij nëse Gjingjiqi është i vetëdijshëm se dëshira e tij është vetëm një utopi. Por, nëse arrin të bind trupin votues në Serbi se ai është i interesuar për programin serbomadh, do të përmbush qëllimin e vet dhe kërkesat e bazës zgjedhore.

Radio Evropa e Lirë
Kjo nismë vjen në kohën kur bashkësia ndërkombëtare është e përaqendruar me gjendjen rreth Irakut dhe luftën globale kundër terrorizmit. Në këto rrethana a ka të tillë që do të mbështetnin ndonjë konferencë ndërkombëtare ngjashëm me ate të Dejtonit dhe a ka fare gatishmëri për të shqyrtuar më seriozisht kërkesat e Beogradit?

Charles INGRAO
Kujdesi i shtuar i imponon bashkësisë ndërkombëtare dhe Shteteve të Bashkuara mos-tërheqjen nga Bosnja dhe Kosova. Do të mbeten atje për të ruajtur gjendjen ekzistuese që është stabile, si nga aspekti i sigurisë ashtu edhe nga aspekti humanitar. Pra, bashkësia ndërkombëtare nuk do të tërhiqet nga rajoni, por njëkohësisht nuk ka motiv të fortë për të bërë presion vendimtar drejt jetësimit të zgjidhjeve të përhershme, gjithnjë përderisa palët e interesuara nuk arrijnë të merren vesh. Rrjedhimisht, nuk besoj se ka gjasa për mbajtje të suksesshme të ndonjë konference ballkanike përderisa Sarajeva dhe Beogradi, përkatësisht Prishtina dhe Beogradi, nuk janë të aftë të realizojnë ndonjë zgjidhje të përbashkët dhe të pranueshme të problemeve të ndërsjella. Bashkësia ndërkombëtare nuk ka asnjë arsye të çrregulloj stabilitetin e tashëm në rajon dhe që me konvokimin e konferencës ndërkombëtare dhe imponimit të kufinjëve të rinjë të nxisë luftra dhe dridhje të reja. Kjo nuk do të mund të ndodhte madje as në rastin nëse kërkesat për ndryshim të kufinjëve do të ishin të drejta.

Radio Evropa e Lirë
Si do ta vlerësonit qëndrimin e administratës së presidentit Bush lidhur me Balkanin dhe rolin amerikan në këtë rajon?

Charles INGRAO
Ruajtja e status - quos aktualisht është interesi më i madh në rajon dhe ai nënkupton ruajtjen e stabilitetit. Amerika nuk dëshiron që krizat rajonale t'ia lidhin duart në kohën kur lufton kundër terroristëve dhe kur përgatitet për të sulmuar Irakun. Por, tërheqja nga Ballkani do të thotë mundësi për shpërthim të një lufte të re rajonale në Ballkan dhe një vendim i tillë për Amerikën do të ishte katastrofal. Ruajtja e gjendjes së tashme synohet të bëhet me prani pak më të vogël ushtarake. Sa i përket Ballkanit nga Uashingtoni nuk duhet pritur inicimin dhe as shqyrtimin e çfardo nisme esenciale sepse aktualisht gjithë energjia është përqendruar diku tjetër. Kjo nuk do të thotë se Perendimi ka hequr dorë nga Ballkani, ndonëse është e sigurt se energjia kreative dhe mjetet në disponim janë orientuar në prioritete tjera.

XS
SM
MD
LG