Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Ministrat e jashtëm të Spanjës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë janë takuar në Bruksel për të gjetur një pozicion të përbashkët lidhur me krizën irakene.
Përpara takimit ministrja e jashtme spanjolle, Ana Palacio ka deklaruar:
“Problemi i regjimit të Sadam Hyseinit është cështje e vullnetit të mirë politik dhe nuk ka të bëjë me probleme teknike, të cilat mund të kërkojnë më shumë kohë. Nëse Iraku do që të përmbushë rezolutat e Këshillit të Sigurimit mund ta bëjë këtë brenda natës” tha shefja e diplomacisë spanjolle, Palasio.
Mësohet se presidenti rus, Putin, ka kërkuar gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Blair, se inspektorëve duhet t’u jepet më shumë kohë.
XS
SM
MD
LG