Ndërlidhjet

BAGRAM


Forcat nga koalicioni që e udhëheqin Shtetet e Bashkuara në Afganistan po zhvillojnë luftime të rrepta me rreth 80 kryengritës në jug-lindje afër kufirit me Pakistanin.
Zëdhënësi i forcave amerikane, koloneli Roger King tha se kjo është beteja më e madhe që nga operacioni “Anakonda”, në të cilën është angazhuar edhe aviacioni. Deri tani pala kryengritëse ka patur 18 luftëtarë të vrarë, ndërsa trupat e koalicionit nuk kanë pësuar humbje.
Koloneli King nuk saktësoi nëse kryengritësit janë ish anëtarë të talibanëve apo al Kaidës, por tha se besohet se janë të ndërlidhur me ish kryeministrin afgan, Gulbudin Hekmatyar “i cili tenton të konsolidojë elementetet e mbetura al kaidase dhe talibane”.
XS
SM
MD
LG