Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Këshilltari i presidentit Irakian, gjenerali Amir Rashid thotë se raporti që paraqitën dje inspektorët e armatimit në Këshillin e Sigurimit nuk ka qenë “prezentim proporcional i fakteve”, por “dëshmoi” se Iraku nuk ka armë për zhdukje në masë.
Gjenerali Rashid tha se Iraku shpreson se Këshilli i Sigurimit do të udhëzojë ekipet e inspektimit të armëve që të vazhdojnë punën “objektivisht, profesionalisht dhe me neutralitet të plotë”.
Rusia, Franca, Gjermania, Kina dhe Liga Arabe thanë se inspektorëve të Kombeve të Bashkuara u duhet më shumë kohë që të gjurmojnë për armë të shkatërrimit në masë në Irak.
XS
SM
MD
LG