Ndërlidhjet

BUSH:"IRAKU MBËSHTET TERORISTËT DHE AL KAIDËN"


Xhorxh W. BUSH, President i SHBA-ve


Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush ka akuzuar Irakun se mban lidhje me terroristët dhe ka shtuar se ai është i gatshëm për të përdorur gjithë forcën ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër regjimit të Sadam Hyseinit nëse kjo do të jetë e domosdoshme.
Presidenti amerikan akuzoi Sadam Hyseinin se nuk është çarmatosur, se tallet, përkatësisht manipulon me Kombet e Bashkuara dhe botën për çka duhet të mbaj përgjegjësi.
Në fjalimin drejtuar kombit, presidenti Bush nga Kongresi amerikan tha se dëshmitë tregojnë se Bagdadi mbështet terroristët dhe vetë Al Kaidën:
"Dëshmitë nga burimet informative, komunikimet e fshehta dhe deklarimet e njerëzve që gjenden të burgosur flasin se Sadam Hyseini ndihmon dhe mbron terroristët, duke përfshirë edhe pjestarët e Al Kaidës".
Presidenti amerikan me këtë rast apostrofoi mundësinë që Iraku të armatos terroristët me armë kimike, biologjike dhe bërthamore.
"Sot rreziku më i madh për Amerikën dhe botën janë regjimet jasht-ligjore që kërkojnë dhe posedojnë armë bërthamore, kimike dhe biologjike. Këto regjime mund të shfrytëzojnë këto armë për të shantazhuar, për terror dhe vrasje masovike, ose t'u japin ato aleatëve teroristë e këta do t'i përdornin ato pa asnjë hezitim", tha presidenti amerikan Xhorxh W. Bush.
Duke folur për luftën kundër terrorizmit, presidenti Bush ka shtruar domosdoshmërinë e ballafaqimit me Sadam Hyseinin. Nëse Sadami nuk çarmatoset, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të udhëheqin koalicionin që do të jetësoj një gjë të tillë:
"Nëse lufta do të na imponohet, ne do të luftojmë për një çështje të drejtë dhe me mjete përkatëse, duke kursyer në çdo formë të mundshme të pafajshmit", tha presidenti Xhorxh W. Bush, për të shtuar:
"Dhe nëse lufta na imponohet, ne do të luftojm me gjithë forcën dhe mundësitë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe ne do të fitojmë".
"Amerikanët janë popull i vendosur, të aftë për t'i bërë ballë çdo sfide të kohës sonë. Amerika është vend i fuqishëm dhe e ndershme në përdorimin e forcës. Forcën e përdorim pa bërë pushtime dhe flijohemi për lirinë e të huajve", ka thënë presidenti Xhorxh W. Bush.
Duke iu drejtuar popullit irakien ai ka theksuar:
"Armiku i juaj nuk është duke rrethuar vendin e juaj, armiku i juaj drejton vendin e juaj...."
"Dhe dita kur ai dhe regjimi i tij do të mënjanohen nga pushteti - do të jetë dita e çlirimit të juaj", tha presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, i cili me këtë rast rrezikun nga terrorizmi global dhe diktatorët e krahasoi me nacizmin, militarizmin dhe komunizmin. Në rastin e këtyre tri të këqijave Amerika dhe popujt e lirë në gjithë botën u ngritën për t'i sfiduar ato dhe mbrojtur lirinë. Tash tha presidenti Bush, Amerika dhe aleatët e saj duhet ta vazhdojnë këtë luftë:
"Sërish, ky komb dhe të gjithë miqët tanë janë ndërmjet paqjes në botë ose kaosit botëror dhe alarmimit të vazhdueshëm. Sërish jemi të ftuar të mbrojm sigurinë e popullit tonë dhe shpresat e gjithë njerëzimit.Dhe ne pranojmë këtë përgjegjegjësi", konkludoi presidenti amerikan Xhorxh W. Bush.


XS
SM
MD
LG