Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë thotë se gjendja e nderë me Irakun lidhur me kërkesat e Kombeve të Bashkuara për çarmatosje po hynë në “etapën finale”.
Zëdhënësi Ari Flaicher ka thënë se presidenti George Bush akoma shpreson se diplomacia e minutave të fundit mundë të rezultojë në çarmatosjen e liderit irakian Saddam Hussein nga armët e tij të dyshuara për shdukje në masë, ndryshe nuk duhet gabuar fare për vendosmërinë e George Bushit.
Ndërkaq, sekertari amerikan i shtetit, Colin Powell ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara mundë të ndihmonin presidentin irakian, Saddam Hussein të gjejë një vend për të shkuar në egzil nëse ai largohet nga Iraku dhe kjo mundë të ishte “një shtegdalje për ta që të shmangin luftën”.
XS
SM
MD
LG