Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I GAZËS


Palestinezët shfaqën brengosje lidhur me prospektet për paqe dhe ardhmërinë e territoreve të pushtuara nga Izraeli pasi partia e kryeministrit Ariel Sharon fitoi më shumë vende në parlament në zgjedjet e djeshme dhe pritet të formojë qeverinë e koalicionit nga parti të krahut të djathtë.
Abil Abu Redeina tha se votimet ishin “zgjedhje e popullit të Izraelit”, por i ka bërë thirrje qeverisë së re izraelite që të “tërheqë menjëherë trupat nga territoret palestineze dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve”.

PRISHTINË.
Qeveria e Kosovës i ka dërguar një letër Bashkimit Evropian, në të cilën rikonfirmohet qëndrinmi i institucioneve të Kosovsë lidhur me kartën kushtetuese të unionit Serbi-Mali i Zi në preambulën e të cilës Kosova përmendet si pjesë e Serbisë.
Sidoqoftë, përfaqësuesi i Qeverisë në Prishtinë, Ramadan Avdiu, ka thënë se ajo kartë kushtetuese me asgjë nuk e obligon Kosovën.
XS
SM
MD
LG