Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti irakian Saddam Hussein u ka thënë komandantëve të tij se Shtetet e Bashkuara, nëse nisen të sulmojnë Irakun do të “ndahen keq”, duke thënë se vendi i tij “ka potenciale të mëdha” dhe se “nuk është Afganistan”.
“Nëse i nënshtohen iluzionit të tyre dhe vendosin të na sulmojnë, pasha Zotin, Amerika do të pësojë dhembje të madhe. Nuk është në interesin e popullit amerikan të pësojnë vuajtje të tilla, qoftë për vetëveten apo reputacionin e tyre apo të ekonomisë së tyre anembanë botës”, ka thënë presidentit irakian.
XS
SM
MD
LG