Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kryeministri i Britanisë Tony Blair ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara, ku do të diskutojë me presidentin amerikan, George Bush, krizën irakene dhe përgatitjet për një aksion të mundshëm ushtarak atje.
Blair arriti në Uashington në mesin e përçarjes midis vendeve evropiane rreth Irakut. Franca dhe Gjermania thonë se inspektimet duhet të vazhdojnë.
Në Visbaden, kancelari gjerman Gerhard Shreder tha se Këshilli i Sigurimit është ai që duhet të thotë fjalën e fundit.
“Ne duam që Iraku të çarmatoset në bazë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit. Duam të bëjmë presione që Iraku të bashkëpunojë më mirë me inspektorët. Por, konflikti në Lindjen e Mesme duhet të zgjidhet me mjete paqësore" tha Shrëder.
XS
SM
MD
LG