Ndërlidhjet

UAHINGTON


Anija kozmike Kolumbia me gjasë është dekomponuar përfshirë nga flakët mbi hapsirë të Teksasit në rrugë për në Tokë pas misionit 16 ditësh , vetëm disa minuta para aterrimit, kurse NASA shpalli situatë emergjente.
Në Anije gjendeshin 6 astronautë amerikanë dhe një astronaut nga Izraeli, të cilët druhet se kanë humbur jetën.
Banorë të Teksasit kishin dëgjuar krismë të fortë në hapsirë në ora 9 sipas kohës lokale.
Lidhjet e komunikimit midis NASA-s dhe anijes Kolumbia ishin ndërprerë 15 minuta para aterrimit.
NASA njoftoi gjithashtu se në rajonin e Dallasit dhe Fort Wort janë mobilizuar ekipe kërkimi dhe shpëtimi.
Presidenti George Bush u informua pasi NASA humbi kontaktin me Kolumbian dhe po mbikëqyrë situatën, tha Shtëpia e Bardhë.
XS
SM
MD
LG