Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush u ka shfaqur ngushëllime familjeve të shtatë astronautëve që humbën jetën kur anija kozmike Kolumbia u dezintegrua sot mbi hapsirë të Teksasit.
Duke iu drejtuare kombit nga Shtëpia e Bardhë, Gorge Bush tha se “kjo ditë i solli lajme të tmerrëshme dhe pikëllim të thellë Amerikës”, duke theksuar se projektet e Gjithësisë do të vazhdojnë.
“Udhëtimet në Gjithësi do të vazhdojnë. Në hapsirat qillore sot pamë shkatërrim dhe tragjedi. Më tej do të shohim qetësi dhe shpresë”, tha presidenti amerikan.
Pasi lexoi emrat e shtatë astronautëve, presidenti ka thënë se “ata e dinin rrezikun dhe u ballafaquan vullnetarisht me te, duke e ditur se kanë qëllime të pastra dhe fisnike në jetë”.
XS
SM
MD
LG