Ndërlidhjet

UASHINGTON


Anija kozmike Kolumbia u dezintegrua përfshirë nga flakët mbi hapsirë të Teksasit në rrugë për në Tokë 16 minuta para aterrimit pas misionit 16 ditësh në Gjithësi.
Zyrtarët e NASA-s nuk dhanë shkaqet për dezintegrimin e anijes, por thanë se çdo gjë vente në rregull derisa u humbën lidhjet me Kolumbin në një lartësi prej 60 kilometrash.
“Çdo gjë shkonte në rregull me kthimin e anijes në Qendrën e Gjithësisë Kenedi në Floridë, por nga ora 9 humbëm lidhjet me anijen, që ishte e papritur”, tha zëdhënësi i NASA-s, Kyle Herring.
Në rajonin e Dallasit janë mobilizuar ekipe kërkimi dhe shpëtimi, kurse zyrtarët në Uashington thanë se humbja e anijes duket se nuk ndërlidhet me akt terrorist.
Astronautët e Kolumbias kishin bërë disa eksperimente medicinale dhe shkencore në kushte pa gravitet në atmosferë, por nuk vizituan Anijen Ndërkombëtare të Gjithësisë.
XS
SM
MD
LG