Ndërlidhjet

PRISHTINË


Forca paqëruajtëse e udhëhequra nga NATO në Kosovë mund të reduktohet gati për gjysëm deri nga fundi i vitit nëse siguria vazhdon të stabilizohet, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Tony Adams.
“Mënyra se si Kosova po shkon përpara për momentin na bënë të besojmë se nuk nevojitet ushtar në çdo kënd të saj”, ka thënë Adams.
Marrë në konsideratë sigurinë e përmirsuar, zyrtarët e NATO-s vlerësojnë se forca mund të reduktohet në 15 apo 17 mijë ushtarë, ka thënë Tony Adams.
“Nëse do të bëhen reduktime, kjo do të jetë rezultat i sigurisë së pëmirsuar në Kosovë”, ka theksuar zëdhënësi.
XS
SM
MD
LG