Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Lideri i partisë në pushtet në Turqi, Recep Tayyip Erdogan ka tërhequr vërejtjen se interesat e vendit rrezikojnë të dëmtohen, nëse Turqia nuk mbështet Shtetet e Bashkuara në një luftë të mundshme në Irak.
“Nëse Turqia nuk do të angazhohet që në fillim në përgatitjet për luftë, ajo mund të humbë mundësinë për të ndikuar në përfundimin e saj”, ka thënë Erdogan.
Ai ka shtuar më tej se nëse lufta do të jetë e pashmangshme, Turqia shpreson të kontribuojë për arritjen sa më të shpejtë të paqes.
Turqia ka qenë kundër luftës në Irakun fqinj, si pasojë e shqetësimeve për destabilizimin e rajonit.
XS
SM
MD
LG