Ndërlidhjet

JERUSALEM


Forcat e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara kanë shkrepur sot gjashtë raketa Patriot të prodhimit amerikan në kuadrin e stërvitjeve të përbashkëta dy javëshe në shkretëtirën e Negevit.
Zyrtarët i përshkruan stërvitjet si rutinore dhe të planifikuara kohë më parë, por që po kryen për të provuar mbrojtjen kundërajrore izraelite në kushtet e një lufte të mundshme kundër Irakut.
Gjatë muajit të kaluar në Izrael kanë qëndruar rreth 200 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG