Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair ka thënë sot se Iraku ka lidhje me rrjetin terrorist al Kaida, por me gjithë këte ka të tjera arësye për akison ushtarak kundër Irakut.
“Do të ishte gabim të thuhet se nuk ka prova për çfardo lidhjesh midis al Kaidës dhe regjimit irakian. Egzistojnë prova për lidhjet e tilla, por është e paqartë se sa thellë shkojnë ato lidhje”, ka thënë kryeministri britanik.
Tony Blair konsideron se, anash kësaj, dështimi i Irakut që të çarmatoset justifikon ndërmarrjen e aksionit ushtarak.
XS
SM
MD
LG