Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari amerikan i shteit Colin Powell ka thënë në Këshillin e Sigurimit se Iraku bën “shkelje të mëtejshme materiale” të rezolutave të OKB-së, se zyrtarët e Irakut kanë punuar për “të mashtruar” inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armatimin dhe tash “e ka vënë veten në rrezik nga pasojat serioze” me të cilat kërcënohet rezoluta 1441 e Këshillit të Sigurimit.
Sekretari amerikan i shtetit paraqiti disa prova të reja për të mbështetur pohimet e Uashingtonit se Iraku nuk po çarmatoset dhe kërkoi nga Këshilli të konsiderojë “pasojat e mundëshme serioze” nëse Iraku dështon tu përmbahet rezolutave të OKB-së për çarmatosjen e tij.
Rusia, Kina dhe Franca kanë kërkuar më shumë kohë për punën e inspektorëve të armatimit të OKB-së në Irak, pas raportit të Colin Powell se Iraku nuk ka përmbushur kërkesat ndërkombëtare për çarmatosjen e tij.
Ambasadori irakian në Kombet e Bashkuara, Mohammed al Douri ka thënë se pretendimet e Colin Powell se Iraku po shkel rezolutat e Kombeve të Bashkuara dhe strehon terroristë “nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën” dhe se Bagdadi “do të paraqesë përgjigje të hollësishme dhe teknike ndaj akuzave”.
XS
SM
MD
LG