Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zyrtarët e NATO-s thanë se Aleanca ka thirrur një mbledhje speciale për nesër që të diskutojë krizën rreth Irakut.
Këshilli i NATO-s ishte mbledhur sot, por vendosi të shtyjë diskutimin për Irakun, derisa të dëgjonte paraqitjen e sekretarit amerikan të shtetit në Këshillinn e Sigurimit.
Shtetet e Bashkuara kërkuan zyrtarisht nga NATO muajin e kaluar që të ofrojë mbështetjen e tij nëse fillon lufta në Irak. Por Aleanca ballafaqohet me mosmarrveshje, veçanërisht nga anëtarët e saj, Franca dhe Gjermania lidhur me ate nëse aksioni ushrtarak kundër Irakut është i justifikuar.
XS
SM
MD
LG