Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe kryeministri Bajram Rexhepi po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara si mysafir të Kongresit amerikan, kurse nesër do të marrin pjesë në lutjet e mëngjezit me presidentin amerikan, George Bush.
Siç njoftohet nga Prishtina, presidenti Rugova është takuar me ish senatorin amerikan, Bob Dol të cilin nëntorin e kaluar e emëroi përfaqësues nderi të Kosovës në Uashington dhe ka biseduar me te për situatën aktuale në Kosovë, për funksionimin e institucioneve të Kosovës dhe për perspektivat e zhvillimit.
Ata kanë qenë të një mendje se pavarësia e Kosovës, si përcaktim i popullit, është zgjidhje e vetme për perspektivë dhe stabilitet politik në Kosovës dhe në rajon.
Kryeministri Bahram Rexhepi ka biseduar në Uashington me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit për ekonomi, Alen Larsen, me kongresmenin Eliot Engël dhe me me një delegacion të korit diplomatik në Uashington, thuhet në komunikatën nga kabineti i kryeministrit.
XS
SM
MD
LG