Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Çoviq ka insistuar në një konferencë për shtyp në Beograd se do të kërkonte që në deklaratën e kryesuesit nga mbledhja e nesërme e Këshillit të Sigurimit të futet “një fjali” dhe kjo –se me rastin e shqyrtimit të çështjeve lidhur me Kosovën “të mbahet konsideratë e njëjtë për interesat e Beogradit dhe interesat e Prishtinës”.
Çoviq ka thënë se “do të thoshte shumë sikur kjo fjali të futej në deklaratë, por edhe nëse nuk do të futej”.
Ndërkaq, kryeministri Zoran Xhinxhiq ka thënë se do të kërkojë nga fuqit Perëndimore që të fillojnë bisedimet për statusin e Kosovës në qershor, pikërisht katër vite pas administrimit të saj nga Kombet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG