Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka deklaruar para një paneli të Kongresit se Korea Veriore me programet e saja bërthamore paraqet rrezik të ri për forcat Amerikane dhe ato jug-koreane.
“Sot, me programet e tyre bërthamore, ata paraqesin kërcënim të ri, jo vetëm se aktualisht kanë siç vlerësohet një apo dy armë bërthamore, por kërcënim që brenda një kohe të shkurtër të zhvillojnë materiale bërthamore për ndërtimin e gjashtë deri shtatë bombave, të cilat pastaj edhe mundë ti shesin” , ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes.
Donald Rumsfeld u ka thënë më pas reporterëve se lidershipi veri-korean është “regjim terrorist” më vete.
XS
SM
MD
LG