Ndërlidhjet

NJU JORK


Shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner ka thënë se është me “rëndësi kruciale” që Këshilli i Siguirimit i OKB-së, që përfaqëson mbarë komunitetin ndërkombëtarë, të mbesë i angazhuar në Kosovë derisa të përmbushen plotësisht objektivat kryesore të shtruara nga Rezoluta 1244.
Duke iu drejtuar 15 ambasadorëve të Këshillit, Shefi i UNMIK-ut tha se 2003-shi akoma nuk është koha për të vendosur statusin e Kosovës, por është koha për të shtruar themelet “për procesin politik i cili në fundë do të përcaktojë statusin”.
Duke paraqitur raportin për punën e Misionit që e udhëheqë, Steiner ka thënë se që kur u vendos administrata e UNMIK-ut në 1999 janë shënuar arritje të mëdha për vendosjen e paqës dhe rendit në Kosovë, kurse programet për 2003-shin përfshijnë përpjekjet për përforcimin e qeverisë, ekonomisë dhe luftimin e krimit.
XS
SM
MD
LG