Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Drejtori i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore, Mohamed ElBaradei deklaroi se Iraku duhet të tregojë “ndryshim drastik” të qëndrimit në bashkëpunimin me inspektorët e OKB-së për armatimin para se ata të raportojnë javën e ardhëshme në Këshillin e Sigurimit nëse Iraku iu përmbajt kërkesave të Kombeve të Bashkuara për t,u çarmatosur.
“Mendoj se mesazhi që vjenë nga Këshilli i Sigurimit është shumë i qartë, se Iraku nuk po bashkëpunon plotësisht, prandaj ata duhet të tregojnë ndyshim drastik në aspektin e bashkëpunimit. Nga Këshilli i Sigurimit vjen gjithashtu mesazhi se koha është shumë kritike dhe ne duhet të tregojmë progres në raportin tonë që duhet të paraqitet në 14 shkurt” , ka thënë El Baradei.
Kryeinspektorët Hans Blix dhe El Baradei biseduan në Londër me kryeministrin britanik, Tony Blair për gjurmimin e tyre për armë të shkatërrimit në masë në Irak.
XS
SM
MD
LG