Ndërlidhjet

ROMË


Të gjitha përpjekjet diplomatike të bashkësisë ndërkombëtare për të carmatosur Irakun nga armët e tij të shkatërrimit në masë kanë dështuar.
Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, gjatë vizitës së tij në Itali, e cila është pjesë e një turneu evropian. Sipas Rumsfeld janë shtuar gjasat e një lufte të mundshme me Irakun:
“Urgjenca vjen nga realiteti, pasi cdo javë dhe muaj që shkon, bën që programet e tij të armëve bërthamore, biologjike dhe kimike të njohin rritje dhe përmirësime, cfarë bën që rreziku i përdorimit të tyre bëhet më i madh. Nuk ka rëndësi nëse i përdor vetë Iraku apo ia jep ato rrjeteve terroriste”, tha Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG