Ndërlidhjet

ROMË


Të gjitha përpjekjet diplomatike të bashkësisë ndërkombëtare për të carmatosur Irakun nga armët e tij të shkatërrimit në masë kanë dështuar.
Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, gjatë vizitës së tij në Itali, e cila është pjesë e një turneu evropian. Rumsfeld ka nënvizuar se janë shtuar gjasat e luftës, e cila mendohet të zgjasë për një kohë të shkurtër:
“Nuk dihet nëse do përdoret forca, por nëse do vijmë tek ky opcion, nuk dihet se sa do të zgjasë. Mund të vazhdojë për 6 ditë, 6 javë, por nuk besoj se vazhdon 6 muaj”, tha Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG