Ndërlidhjet

MUNIH


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka deklaruar në konferencën vjetore për Politikën e Sigurisë se qeveritë nuk duhet të jenë të luhatura lidhur me Iraku dhe të tregojnë se janë të gatshme të përdorin forcën nëse është e domosdoshme. Rumsfeld ka thënë se lufta nuk është zgjedhje e lehtë, por duhet të peshohet me rreziqet e mosveprimit.
“Të jem i qartë: askush nuk e do luftën. Lufta nuk është kurrë zgjedhja e parë apo më e lehta. Por rreziku i luftës duhet të peshohet me rrezikun e të ndenjurit duarkryq derisa Iraku po ndjekë mjetet për shkatërrim në masë”, ka thënë Sekretari amerikan i Mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG