Ndërlidhjet

logo-print

BUJANOC


Zëvendës kryeministri serb, Nebojsha Çoviq njoftoi se në një operacion të policisë në fshtarat Tërnoc i Madh dhe Konçul në komunën e Bujanocit janë arrestuar 12 perona tek të cilët tha se janë gjetur “armë, municion dhe pajisje tjera” duke paraljamëruar se këto masa kundër atyre që i quajti “banda terroriste në ato hapsira”- do të vazhdojnë.
Por në Bujanoc shqiptarët demostruan kundër këtyre operacioneve të policisë dhe kërkuan lirimin e të arrestuarve.
Demostruesve u kishte folur edhe Jonuz Musliu, lider i dikurshëm politik i UÇPBM-së së demobilizuar, i cili ishte arrestuar gjithashtu, por u lirua pas mesdite bashkë me disa të tjerë.
Nebojsha Çoviq tha se “aksionet nuk kanë lidhje me raportet politike dhe ndëretnike” por, siç u shpreh “me grupet terroriste”.
XS
SM
MD
LG