Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka përsëritur qëndrimin e tij kundër Irakut, duke thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të përgatitura që të ndërmarrin aksion.
Në radio-fjalimin e rregullt javor drejtuar kombit Bush ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çfardo aksioni të nevojshëm për të mbrojtur veten dhe për të çarmatosur regjimin irakian.
George Bush ka thënë se do të përshëndeste një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit që do të autorizonte aksion, por tha se Kombet e Bashkuara nuk duhet të zbrapsen nga kërcënimet e tyre me “pasoja serioze” për Irakun, siç thotë rezoluta 1441 e nëntorit.
XS
SM
MD
LG