Ndërlidhjet

logo-print

UILLIAMSBURG/VIRXHINI


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan në një fjalim të mbajtur në Virxhini, u ka tërhequr vëmendjen Shteteve të Bashkuara kundër ndërmarrjes krye më vete të aksioni ushtarak kundër Irakut, duke thënë se “lufta gjithonë është katastrofë” dhe duhet të bëhet vetëm si shtegdalje e fundit.
Annan tha se çfardo përdorimi i forcës duhet të autorizohet nga Këshilli i Sigurimit që të jetë legjitime dhe efektive, por nuk përjashtoi mundësinë e luftës duke thënë se Këshilli i Sigurimit duhet të ballafaqohet me përgjegjësit e veta nëse Iraku vazhdon të shkelë rezolutat e tij.
“Nëse Iraku dështon të përfitojë nga këto shansa të fundit dhe vazhdon sfidimet, Këshilli i Sigurimit do të duhet të bëjë edhe një zgjedhje të vështirë, të mbështetur në gjetjet e inspektorëve, zgjedhje shumë më komplekse dhe ndoshta më ndjellakeqe se ajo që u ballafaqua në 1990 para luftës së Gjirit, dhe kur do të vijë koha, Këshilli duhet të ballafqohet me përgjegjësitë e veta” , tha Kofi Annan.
XS
SM
MD
LG