Ndërlidhjet

logo-print

AMAN/RIAD


Mbreti i Jordanit, Abdullahu i Dytë dhe presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak nga takimi në Akaba thanë se inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armatimin duhet të kenë më shumë kohë për të gjurmuar armë të ndaluara në Irak dhe i bënë thirrje Uashingtonit që të mos veprojë kundër Bagdadit pa mandat të ri nga Kombet e Bashkuara.
Abdullah dhe Mubarak kanë qenë të një mendje se shansat për luftë në Irak janë “ekstremisht të larta”, por shpresojnë se kriza irakiane akoma mund të zgjidhet paqësisht, pa aksion ushtarak.
Në Riad, ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të gjashtë vendeve pro-perëndimore arabe të Gjirit u dakorduan që të dërgojnë një forcë të përbashkët në Kuvajt që t,a mbrojnë nga çfardo sulmi nga Iraku, në rast lufte të prirë nga Shtetet e Bashkuara kundër Bagdadit.
Ministri Kuvajtian i Mbrojtjes tha se forca duhet të dërgohet “sa më shpejtë që është e mundur si masë parakujdesi”.
XS
SM
MD
LG