Ndërlidhjet

BAGDAD


Dy shefat e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armët, Hans Blix dhe Mohamed ElBaradei filluan ditën e dytë të bisedimeve me zyrtarët irakien në Bagdad, duke i vlerësuar bisedimet e djeshme si të dobishme.
“Patëm një ditë të gjatë diskutimesh të dobishme të cilat do t’i vazhdojmë edhe nesër”, ka deklaruar Blix.
Burime të Kombeve të Bashkuara citohen të kenë thënë se Iraku u ka dorëzuar inspektorëve dokumente të tjera lidhur me fushën bërthamore.
Inspektorët duhet t’i paraqesin raportin vendimtar Këshillit të Sigurimit ditën e premte.
XS
SM
MD
LG