Ndërlidhjet

BUJANOC


Gjykata e Vranjës u ka caktuar paraburgim 30 ditësh shtatë shqiptarëve të arrestuar në operacionin e djeshëm policor në Tërnoc të Madh dhe në Konçul, njoftohet nga Bujanoci. Dje u arrestuan 12 persona, nga të cilët pesë u liruan pas marrjes në pyetje.
Në protestën e mbrëmshme në Bujanoc u kërkua që të lirohen të gjithë të arrestuarit.
Ndërkaq, Ministri serb i Drejtësisë, Vlladan Batiq vlerëson se ngjarjet e djeshme në Luginën e Preshevës nuk do të rrisin tensionet sepse, siç ka thënë, forcat e shtetit serb janë të “afta të përballen me dukuritë e terrorizmit”.
XS
SM
MD
LG