Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Goerge Bush ka vazhduar presionin ndaj Irakut dhe Kombeve të Bashkuara duke thënë se Bagdadi duhet të çarmatoset domosdo, kurse Këshilli i Sigurimit duhet të vendosë nëse do që të mbesë relevant.
Në një fjalim që ka mbajtur në Virxhini, Bush ka thënë se “Kombet e Bashkuara do të duhet së shpejti të vendosin nëse duan apo jo të mbesin relevante në çështjet e paqës”.
“Kjo administratë dhe ky vend e mbajnë Këshillin e Sigurimit dhe botën për kërkesat e tyre që Saddam Hussein të çarmatoset”, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Bush ka përsëritur sërish se “për hir të paqës dhe të sigurisë, Shtetet e Bashkuara dhe miqët dhe aleatët e tyre do te çarmatosin Saddam Hussein, nëse ai nuk e çarmatos vetveten”.
XS
SM
MD
LG