Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeinspektorët e Kombeve të Bashkuara për armatimin, Hans Blix dhe Mohamed ElBaradei pas bisedimeve me zyrtarët irakien në Bagdad, thanë se “kishin parë fillimin” e një bashkëpunimi më të ngushtë nga irakienët me programin e inspektimit të Kombeve të Bashkuara
Ata thanë gjithashtu se bashkëpunimi i Irakut me procesin e çarmatimit ka qenë i shpejtë dhe praktik por më pak i frytshëm në substancë.
“Ne bëjmë dallimin midis bashkëpunimit me procesin dhe bashkëpunim në substancë. Kishim ndihmën e mirë irakiane lidhur me procesin, por bashkëpunimi për ate që ne e quajmë në substancë, dhe që është zgjidhja e çështjeve të mbetuara të çarmatimit, nuk ka qenë aq i mirë”, ka thënë Blix.
El Bardei tha se pretë nga Këshilli i Sigurimit që t,u japë inspektorëve më shumë kohë, duke shtuar se i kishte bërë të qartë irakienëve se duhet të rrisin bashkëpunimin paralelisht në të gjitha fushat e procesit të inspektimit.
XS
SM
MD
LG