Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka shfaqur mbrëmë pakënaqësinë e tij lidhur me përpjekjet e udhëhequra nga Franca për bllokimin e hapit të NATO-s për fillimin e planifikimeve për mbrojtjen ushtarake të Turqisë, në rast lufte me Irakun.
"Nuk e kuptoj atë vendim. Ai e prek Aleancën në mënyrë negative" , ka thënë George Bush.
Ndërkaq, ambasadorët e NATO-s do të takohen sërish pasdite në një mbledhje urgjente në Bruksel që të diskutojnë mosmarrëveshjet e brendshme lidhur me planet për mbështetjen e mbrojtjes së Turqisë, anëtari i vetëm i Aleancës që ka kufi të përbashkët me Irakun.
XS
SM
MD
LG