Ndërlidhjet

SEUL


Presidenti i Koresë Jugore, Kim Dae-Jong i ka bërë thirrje shefit të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana që të shkojë në Korenë Veriore dhe të përpiqet të ulë tensionet lidhur me krizën bërthamore veri-koreane.
Solana ka thënë se Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera po përpiqen që të krijojnë "kornizat multilaterale" që do të ndihmonin bisedimet e drejtpërdrejta midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore.
Korea Veriore ka insistuar gjithashtu se vetëm bisedimet direkte me Uashingtonin mund të zgjidhin krizën.
XS
SM
MD
LG