Ndërlidhjet

VIENË


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për mbikqyrje bërthamore ka vendosur që në mbledhjen e sotme të marrë në konsideratë paraqitjen e situatës së nderë me Korenë Veriore në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Nëse ndodh kjo, Këshilli mund të vendosë që kundra Koresë Veriore të vihen sanksione ekonomike.
Duke folur në Seul, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana tha se sanksionet nuk do të ulin krizën, përkundrazi mund të çojnë në keqësimin e situatës. Solana tha se BE-ja planifikon të dërgojë shumë shpejt një delegacion të saj në Korenë Veriore.
XS
SM
MD
LG